Ndryshe nga takimet e mëparshme, këtë herë kreu i qeverisë ka zgjedhur të organizojë takimin në Sheshin e Flamurit. Ndërsa në regjinë e transmetuar nga organizatorët e takimit, nuk mungojnë as pamjet me dron, për të treguar pjesëmarrjen masive të qytetarëve në këtë takim.
Një ditë më parë opozita akuzoi kryeministrin se po i bënte presion administratës për të marrë pjesë, në atë që deputetët opozitarë e konsideruan një antiming.
“Shumë shpejt në pak vite ky shesh duhet të mbledhë të gjithë shqiptarët në 100 vjetorin e pavarësisë. Unë e di që Sulua ka bërë shumë për PD, por është një vlonjat i mirë dhe jam i bindur se do e kuptojë që ky shesh është i pavarësisë. Ne e organizuam këtë takim në kuadër të ciklit të takimeve për bashkinë që duam dhe për dreq dje na bënë reklamë dhe erdhën edhe më shumë nga sa e prisnim. Jemi këtu se që kur morëm votën premtuam se do jemi hap pas hapi me ju, njerëzit e zakonshëm. E kemi patur të qartë se mund të qeverisim si duhet vetëm nëse nuk ndahemi nga ju e ju kemi para syve. Për ne vëmendja e të kuptuarit të shqetësimeve të njerëzve është pjesë e punës sonë të përditshme. Vlora është vendi i duhur për të bërë dallimin mes të shkuarës dhe të sotmes dhe të ardhmes. Vlora që dua nuk është kjo” – u shpreh Rama
(BalkanWeb)