Lideri i Lëvizje Vetëvendosje, Albin Kurti, fitues i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, është takuar mbrëmjen e kësaj të premteje me kryeministrin Edi Rama.
Ky është takimi i parë i Ramës me Kurtin, i cili pritet të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës dhe është zhvilluar në kryeministri.
Bashkëpunimi mes dy vendeve, zgjerimi i marrëveshjeve si dhe çështja e Shengenit Ballkanit janë disa nga çështjet e trajtuara në takim.
Kurti ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Paqes për Europën Juglindore.
Loading...