Ai i quan minorancë aktorët dhe politikanët që ishin sot në mbrojtje të godinës dhe shpreh vendosmërinë për ndërtimin e Teatrit të Ri, si plan e përgjegjësi e qeverisë.
Asnjë minorancë nuk mund të marrë peng asgjë e askënd në këtë vend.
Megjithë respektin për një minorancë aktorësh teatri dhe politikanësh që s’kanë hyrë kurrë në teatër, po janë mësuar të bëjnë teatër me çdo gjë, Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet si plan e përgjegjësi qeverisëse.
Teatrin e ri Kombëtar e kërkon kryeqyteti, vendi, kombi e shumica e komunitetit të artistëve të skenës.
Njësoj si Stadiumi i Ri kombëtar ai do të jetë një gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë që duam.
Kush s’është dakord është i respektuar, po s’ka as mandat as të drejtë të pengojë.