Sadia, tha Rama, “i është bashkuar tanimë Dritëroit pas një ndarjeje që e ktheu në hije që kishte humbur dritën”.
“Sadie Agolli ishte hija, shoqja, e dashura, gruaja e Dritëroit dhe kur ai iku, ishte pak si për të shkuar përpara për të parë banesën tjetër, ku Sadia i është bashkuar tanimë pas një ndarjeje që e ktheu në hije që kishte humbur dritën. Lamtumirë Sadie”, shkruan Kryeministri Rama.
Sadie Agolli, bashkëshortja e shkrimtarit të madh shqiptar, të ndjerit Dritëro Agolli u nda dje nga jeta në moshën 76-vjeçare. Ndarja e saj nga jeta vjen dy vjet pas vdekjes së bashkëshortit, Dritëro Agolli./atsh/
Loading...