Edi Rama:“S’është dhjetori i fundit”

Kryeministri Edi Rama duke parashtruar disa nga shqetësimet e studentëve, konkretisht tek kushtet në konvikte dhe rezidencat, tha se qeveria ka nisur investimet për rikualifikimin e tyre.

Ai tha se Shqipëria ka patur në kohën e saj qeveri që prodhonin qofte dhe shqiptarët më pas mbetën në zgarë. Rama tha se ky muaj nuk do të jetë i fundit për të në pushtet.

“Studentët europianë e ulin qeverinë në tavolinë. Qeveria nuk është daja që shpërndan qofte. Qofte ke daje , qeveria nuk prodhon. Kemi patur qeveri që prodhon qofte, por shqiptarët mbetën në zgarë. Unë për vete nuk kam çfarë të them. Ne kemi një investim 18 mln euro në konvikte.Se sa do të rri në pushtet, flasim një ditë tjetër. Ky nuk është dhjetori i fundit. Qeveria duhet t’i thotë prindërit ndjesë kaq e kemi mundësinë.

Juve e keni kollaj të gjuani me shishe Lindita Nikollës kur del iu thotë: Urdhëroni se Çfarë doni. Nuk bëj asgjë për ju, ose bashkë ose rrini. Unë për ju bëj gjithçka për ju të jeni gati. Jeni më të fortë po të vinin tek unë, nuk iu hyn gjë në këmbë, Shkoni bëni vetingun me Lulin, ai është ekspertë dhe tani e ka cuar në Venecia.

Monika është kokë e madhe, doktore e shkencave. Unë jam thjesht një piktor, skam doktoraturë.Luli është proefesor i asociuar. Duket se jam pak arrogant, por luftoj për të drejtat e mia. Kam edhe zanatin e Facebook. Aty jam i barabartë me ju, jam si Edi Rama. Unë jam gati për çdo gjë. Unë e di se nuk e bëni dot vetë”, tha ai.

Loading...