Edi Reja: Shqipëria është shembull i mirë për të gjithë botën!

Edhe Edi Reja i bashkohet korit të zërave që lavdërojnë gjestin e kryeministrit Edi Rama, i cili pak ditë më parë dërgoi një grup prej 30 mjekësh dhe infermierësh në Breshia, duke bërë që edhe Shqipëria të ketë një kontribut sado të vogël në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.

“Unë e njihja Edi Ramën që nga koha kur isha pjesë e Lacios, ai dëshironte që unë të merrja drejtimin e Shqipërisë. Vitin e kaluar më telefonoi dhe më tha: ’Çfarë po bën në shtëpi?

Pse nuk merrni drejtimin e Shqipërisë?’ Ai bëri një gjest të jashtëzakonshëm duke dërguar mjekët në Itali.
Jam krenar që drejtoj atë kombëtare dhe që i thashë ‘po’ propozimit të tyre. Është një shembull shumë i mirë për të gjithë botën.

Një vend që nuk është i pasur si vendet e tjera të Europës, por ka demonstruar solidaritet. Ata nuk kanë kushtet e Italisë në spitale, por janë shumë bujarë. Koronavirusi në Shqipëri? Rama pas rasteve të para ishte i vendosur dhe mbylli gjithçka. Nuk lejohet asnjë njeri pas orës 13:00”.

Loading...