Edmond Tupja: “Gjithë diktatorët kanë frikë nga teatri, kur ai nuk u shërben interesave të tyre”

“Gjithë diktatorët kanë frikë nga teatri, kur ai nuk u shërben interesave të tyre.”.

Kështu u shpreh profesori dhe publicisti Edmond Tupja ndërsa i drejtohej kryeministrit Edi Rama, në tryezën e organizuar nga kryedemokrati Basha në bashkëpunim me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit.

“Qeveria aktuale, në personin e kryeministrit ka frikë nga teatri. Gjithë diktatorët kanë frikë nga teatri, kur ai nuk u shërben interesave të tyre.

Sepse në teatër që në kohën e Aristotelit në teatër bëjmë katarsis.
Spektatori bën katarsisin, pra zhvishet për të bërë katarsisin sepse nuk mund të shkosh i blinduar dhe të zhvishesh do të thotë ta shikosh veten lakuriq.

Të shohësh veten lakuriq në kuptimin e figurshëm do të thotë të kuptosh sa vlen.

Dhe kur ti e kupton që nuk vlen ti e urren vetveten. Kjo është për z. Rama “ u shpreh Tupja.

Loading...