Edmond Zhulali është një nga kompozitorët më të mirë në Shqipëri.
Por këtë vit refuzoi të merrte pjesë në Festivalin e RTSH-së për shkak se kishte një parandjenjë për situatën që do krijohej.
I ftuar në “Intervistën e Mbrëmjes” në RTV Ora, Zhulali vuri në dukej se këtë vit në jurinë e Festivalit nuk kishte kompozitorë shqiptarë.
Ndërsa u shpreh se votimi duhet të ishte bërë në sallë dhe jo në dhoma të fshehura, ku nuk dihet se çfarë është bërë.
Edmond Zhulali: “Juria ishte me 5 anëtarë. Mungonte kompozitori shqiptar në juri për të vlerësuar këngët. I vetmi kompozitor që ishte këtë vit ishte grek.
Ajo që e cenoi vlerën e jurisë ishte që juria nuk votoi hapur në sallë por u fut nëpër sallat e brendshme dhe aty nuk dihet se çfarë është bërë. Këtë vit duke e ditur se çfarë do ndodhë, se kam nuhatjen nuk mora pjesë.”