Eduart Grishaj: Unë mendoj se të gjithë ne që bëjmë një punë, e para një gjë shumë e madhe është dashuria që kemi për ta bërë, pastaj vijnë edhe lekët

Regjisori dhe fotografi Eduart Grishaj, i njohur ndryshe si partneri i Arbana Osmanit ka folur për dëmet e rënda ekonomike që ka sjellë pandemia e koronavirusit, të cilën e lidh me mungesën e dashurisë.

Ditën e sotme, foli për këtë cështje duke theksuar se paratë vijnë me dashurinë, prandaj është tepër e rëndësishme që një punë të bëhet me pasion.

“Unë mendoj se të gjithë ne që bëjmë një punë, e para një gjë shumë e madhe është dashuria që kemi për ta bërë, pastaj vijnë edhe lekët, por në moment që na ka ik dashuria ikën dhe lekët dhe…Tani do shohim çfarë do bëhet, gruaja, fëmijët të gjitha.

Po ikën këto të dyja,…se bashkë shkojnë si vagon” – është shprehur Eduarti në emisionin “Ftesë në 5”.

Kohët e fundit, Grishaj ka qenë në qendër të faqeve rozë për shkak të romancës së tij me Arbana Osmanin, e cila është shtatzënë dhe do bëhet nënë për herë të dytë shumë shpejt.

Loading...