Eduart Ndocaj sulmon djalin e Fullanit: “Një qurrash që kapërdihet duke fshirë djersët me lekët, që i ati u ka vjedhur shqiptareve në Bankën e Shqipërisë”

Ish-deputeti Eduart Ndocaj ka sulmuar djalin e ish-gurvenatorit Ardian Fullani, Erik Fullani.

Ndocaj, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se Fullani është një qurrash që kapërdihet duke fshirë djersën me lekët që i ati u ka vjedhur shqiptarëve në bankën e Shqipërisë ndërkohë që i drejton një pyetje kryeprokurores së Përgjithshme Arta Marku se pse nuk thërret për verifikim pasurie.

“Një qurrash që kapërdihet duke fshirë djersët me lekët, që i ati u ka vjedhur shqiptareve në Bankën e Shqipërisë.

Ky është këlyshi i Fullanit me makinë 500.000 mijë euro. Po Arta Marku, pse s’e thërret këtë pusht për verifikim pasurie?”, shkruan Ndocaj krah fotos.

Loading...