Pasi një prej edukatoreve rezultoi me COVID-19, është mbyllur përkohësisht një kopsht në Fier. Bëhet fjalë për kopshtin nr.4 në lagjen “1 Maji”. Shkak për mbylljen e kopshtit është bërë shmangia e përhapjes së Covid-19.
Burime pranë Drejtorisë së Qendrës ekonomike të Bashkisë Fier, kanë bërë me dije se mbyllja e kopshtit nr.4, kopsht me drekë, është bërë për shkak se kanë rezultuar pozitiv me Covid19 një edukatore, ndërkohë që një sanitare është karantinuar.
Më parë në Fier, qëndruan të mbyllur një tjetër kopsht dhe një cerdhe, edhe në këtë dy raste për arsye sigurie, për të shmangur përhapjen e virusit, pas rasteve pozitive në staf.
Loading...