Efektivë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë, operacion për fikje zjarresh në Librazhd

Parku Kombëtar i Shebenikut në Librazhd, është përfshirë ditën e djeshme nga një zjarr masiv, i cili ka përfshirë pyjet e ahut dhe të shkurreve të këtij parku.

Për t’iu ardhur në ndihmë dhe për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit masiv në Parkun Kombëtar të Shebenikut, menjëherë janë nisur 20 trupa dhe dy mjete të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë të Forcës Tokësore (b2kFT), të cilët me mbërritjen në vendngjarje kanë nisur lokalizimin dhe më pas fikjen e zjarrit.

Operacioni, i cili po vijon edhe ditën e sotme, është duke u zhvilluar në një terren të thepisur malor dhe të dendur me pyje dhe shkurre.

Trupat e b2kFT do të vazhdojnë operacionin deri në fikjen e të gjitha vatrave të zjarrit.

AAF

Loading...