Efektivë të Forcës Detare kontroll të rreptë në rrugicat e Durrësit! (VIDEO)

Këtë të mërkurë, efektivë të Forcës Detare janë shfaqur në rrugët e Durrësit për të monitoruar lëvizjen e qytetarëve, garantuar rendin dhe sigurinë.

Efektivët e Forcës Detare, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit janë shpërndarë jo vetëm në rrugët kryesore të qytetit bregdetar, por edhe në brendësi të rrugicave në lagje të ndryshme.

Kryeministri Rama pati paralajmëruar më herët se nga e mërkura dhe në vazhdim nuk do të kishte më asnjë tolerim për qytetarët që dalin nga shtëpia pa u pajisur me “leje-dalje” në aplikacionin “E-Albania”, ndryshe nga dy ditët e para të kësaj jave.
Prezenca e shtuar e forcave policore vjen në një kohë kur i gjithë vendi po bën tre javë në shtet-rrethim për shkak të koronavirusit.

Gjatë kësaj periudhë policia ka vijuar kontrollet në të gjithë territorin për zbatimin e masave kundër përhapjes së COVID-19, ndërsa ka ndëshkuar me masë administrative qytetarët që kanë shkelur urdhrin e ndalim-qarkullimit.

Kujtojmë se në Shqipëri deri më tani janë 259 persona të prekur nga Covid-19, 29 prej të cilëve në Durrës, 15 jetë të humbura (2 nga Durrësi) dhe 67 të shëruar.
Durreslajm

Loading...