Mediat vendase shkruajne se emri i viktimës është, Anthony Dia dhe ishte Oficeri i Toledos ndërsa u qëllua në gjoks dhe për pasojë nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Autoritetet e deklaruan të vdekur në spital, ndërsa sipas dëshmitarëve oficeri i policisë është qëlluar nga një person në gjendje të dehur, shkruajnë mediat e huaja.
“Unë kurrë nuk do ta harroj momentin e largimit të oficerit Dia nga spitali me barelë, trupi i të cilit ishte mbështjellë me një flamur amerikan, i rrethuar nga rreth 30 oficerë të policisë së Toledos”, tha kryetari i bashkisë Wade Kapszukiewicz.
Loading...