Efektivja Ina Nuka:”Gishtat i rifitova…”

Efektivja e forcave “Shqiponja”, Ina Nuka, ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë”, për të rrëfyer ngjarjen dhe përjetimet e saj pas plagosjes në protestën para parlamentit.

Ajo tregoi se atë ditë ishte nisur për në punë si gjithnjë, vetëm se ndryshe nga herët e tjera kishte një parandjenjë të keqe, të cilës nuk i besoi, por vendosi të shkonte në punë.

Më pas, 24-vjeçarja shpejgoi rrjedhën e ngjarjes, duke pranuar se disa ditë më vonë, pas ndërhyrjeve të para, i kishte humbur të gjitha shpresat se mund të rifitonte gishtat e dëmtuar.

Gjithashtu, Ina tha se në momentin që i kishin propozuar për të zëvendësuar gishtin me një prej gishtave të mëdhenj të këmbës, kishte refuzuar, duke marrë përsipër edhe riskun që të qendronte në atë gjendje.

Fatmirësisht, pas katër ndërhyrjve ajo ka rifituar gishtat dhe mund të kryejë të gjitha funksionet edhe më dorën e plagosur shkruan tch.

Tashmë Ina i është kthyer detyrës, madje vetëm pak ditë më parë u vlerësua nga Ministri i Brendshëm me “Medaljen e Nderit”.

Loading...