Banorja e Big Brother, Einxhel Shkira do ta lë për pak kohë shtëpinë e famshme.
Kjo pasi ajo e lëndoi krahun pas një loje të organizuar brenda shtëpisë.
Lajmi është konfirmuar nga produksioni.
“Gjatë mbrëmjes së djeshme banorja Einxhel Shkira ka lënduar krahun. Ajo ka marrë menjëherë ndihmën e nevojshme nga stafi mjekësor po do t’i duhet të marrë trajtim më të specializuar.
Einxhel duhet të niset drejt spitalit duke u detyruar kështu të lërë për pak kohë shtëpinë e ‘Big Brother’”, thuhet në njoftim.
Loading...