Einxhel flet pas largimit të Beatrix

Edhe pse publiku e shpëtoi dhe është sërish brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, duket se Einxhel Shkira nuk e shijon dot fitoren nga nominimi.
Kjo për shkak se nga BB VIP u largua Beatrix Ramosaj, të cilën e konsideronte shoqe, pasi krijoi një marrëdhënie mjaft të bukur me të.

Pas spektaklit të së premtës ishin banorët të cilët e uruan moderatoren e njohur për vazhdimësinë e eksperiencës në shtëpi. Por këto urime Einxhel nuk i mirëpriti duke sqaruar se nuk mund të jetë e lumtur që arriti të largojë një nga njerëzit më të dashur, Beatrixën.

“Për çfarë të lumturohem? Që qëndrova unë dhe nxora Trixën? Pavarësisht si shkuan gjërat unë Beatrix e kisha një nga personat më të dashur këtu brenda. Gjithsesi e dija që sido që të shkonin gjërat debatet e mia me Donaldin e di që do kishin ndikuar shumë”, tha Shkira.

Mbrëmjen e djeshme, në një moment të përplasjes së saj me Donaldin, Einxhel i tha Beatrix se aktori kishte ‘ngecur’ me të, dhe mbase po e përdorte situatën për të ecur më shumë në lojë.

Loading...