Einxhel: Iliri do të gjejë mundësi të më zhdukë

Në spektaklin e mbrëmjes së kaluar, pati një debat të ashpër mes Einxhel dhe Ilirit dhe kjo u tregua edhe gjatë nominimeve. Pasi Iliri u zgjodh si më i preferuari i publikut, ai tha se banorja që do të çonte në nominim ishte Einxhel.

Teksa diskutonte me banorët, Einxhel tha se e priste këtë veprim prej Ilirit, i cili në spektakël i tha se do ta m asakrojë verbalisht sepse ka guxuar të përmendë gruan dhe vajzën e tij.

“Që Iliri do të thoshte emrin tim nuk kishte pikë dyshimi. Ai ku të gjejë mundësi të më zhdukë. Ai ka votuar mua dhe ty (i drejtohet Antonelës) ose mua dhe cunat (Dagz dhe PM)”, tha Einxhel.

Ndërsa në nominim kanë dalë Iliri, Claudio, Einxhel dhe Arjola. Kjo e fundit u zgjodh nga Donaldi, i cili tha se donte të shihte se si do të ishte Arjola në televotim.

Loading...