Einxhel Ilirit: Trego pjekuri, je si ata pleqtë perversë!

Në shtëpinë e BB ka patur vazhdimisht debate mes banorëve. Ditët e fundit një nga më të fortët ka qenë debati mes Einxhel dhe Ilirit, aq sa komunikimi mes tyre ka degraduar deri në ofendime dhe etiketime të tilla si: I pafytyrë, skuth, manipulator, fallxhore, i lig, etje. Pikërisht ky debat u komentua edhe gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme. Einxhel tha se është përpjekur gjithnjë për të ndërtuar një urë lidhëse me Ilirin. Por Iliri u shpreh se tentativat e saj për afrimitet dhe komunikim, kanë qenë vetëm për interes të lojës dhe nominimeve.

Pjesë nga biseda:

Iliri: Më je afruar prej nominimet.

Einxhel: Ti aty shqetësohesh, mua nuk më intereson për nominimet. Duhet të tregosh më shumë pjekuri.

Iliri: Nuk ma tregon dot ti pjekurinë.

Einxhel: Iliri ka bërë përçarje moshore.

Iliri: Ti kur erdhe nuk kishe asnjë shok.

Einxhel: Iliri gjithë këtë kohë më është dukur si plak pervers që më ka ndjekur mua çdo lëvizje. Pse më quan Zhulietë?

Iliri: Sepse u bëre papritur shumë e dashur dhe ke bërë veprime të cilat mua më janë dukur të ekzagjeruara./joq

Loading...