Mbrëmja e djeshme është mbyllur me debate dhe diskutime mes banorëve.
Tema kryesore e gjithë bisedave ishte konkurrenca në lojë mes Donaldit dhe Ilirit.
“Më shumë se të gjithë të tjerët je ti ai që i ke shtuar pikë Ilirit. Ti sqarohesh me Ilirin sot dhe nesër je në të njëjtin diskutim me Ilirin, ke 3 muaj që nuk i ke vendosur pikën”,- tha Einxhel.
Nga ana tjetër edhe Dagz pranoi se debatet mes dyshes nuk e kanë favorizuar Donaldin, përkundrazi ai është shpallur i preferuar kur ka vendosur të tërhiqet nga përballjet me Ilirin.
‘’Duhet të kuptosh që sa herë që ju nuk jeni përballuar, pikërisht atëherë ke dalë i preferuari i publikut’’,- tha ai.
Loading...