Mbrëmja e të martës pas spektaklit të Big Brother VIP ka qenë e ëmbël për çiftin e ri të shtëpisë, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz.
Moderatorja dhe gazetarja duket se e ka liruar veten pas diskutimeve që u bënë gjatë spektaklit ku tha se është ndierë shumë në siklet për puthjen e parë që ka shkëmbyer me Dj Dagz.
Por mbrëmjen e kaluar ata kanë shkëmbyer puthje dhe përkëdhelje sikur të mos ekzistonin kamerat dhe sikleti i Einxhel të ishte zhdukur papritur.
Madje Dj Dagz i ka propozuar Einxhel që të kalonin natën në suitën brenda shtëpisë së BBV, por ajo nuk ka pranuar. Të paktën mbrëmë! Mbetet për t’u parë në ditët në vijim nëse dyshja do ta shijojnë ambientin e krijuar për të shijuar momente relaksi brenda shtëpisë së BBV.