Einxhel vë në siklet Beatrix: Pse më hoqët nga Instagrami në një ditë ti me Albanin?

Einxhel dhe Beatrix po përpiqen të të krijojnë një miqësi në shtëpinë e Big Brother, ndërkohë që jashtë duket se ka pasur një moment qejfmbetje mes tyre.

Teksa ishin në dhomën e grimit, Einxhel e pyeti Beatrix se pse ajo dhe vëllai i saj Albani, e hoqën në të njëjtin ditë nga Instagrami.

Beatrix u ndje keq pas këtij diskutimi, dhe tha se nuk mbante mend arsyen se pse kjo kishte ndodhur.

Biseda mes tyre:

Einxhel: Pse më hoqët nga Instagrami një ditë të bukur ti edhe Albani, pse? Më ka bërë shumë përshtypje, unë kam postuar edhe video me ju, duke iu mbështetur për këngët.

Beatrix: Po se di, se mbaj mend…

Einxhel: Unë nuk kisha folur kurrë ndonjë gjë për ju, unë kam qenë shokë me një person që rrinte me ju.

Beatrix: E di për…

Einxhel: Me D është personi, mashkull

Beatrix: D?

Einxhl: Po që punon në televizion

Beatrix: E di

Einxhel: Po thoja mos ka mollohisur ndonjë gjë, se unë atë verë kam postuar video me këngën tënde.

Beatrix: Sa mirë që i mban mend. Ndihem si m** tani (shprehje e thënë në anglisht)

Einxhel: Më bëri përshtypje se më kishit hequr të dy, ngela pak kështu.

Beatrix: Do të ketë qenë ndonjë situatë aty, se mbaj mend…

Einxhel u përpoq që të qetësonte duke i thënë se kishte menduar prej kohësh që ta bënin këtë diskutim, por qëllimi i saj nuk ishte aspak që ta lëndonte Beatrix.

Loading...