‘Eja këtu, me ty po flas’, rrëfimi i studentit që u grabit nga ‘treshja e rrugës’, dyshohen shqiptarë

Grabitjet nga grupe adoleshentësh në rrugët e Athinës, por edhe qytete të tjera të vendit fqinj kanë alarmuar institucionet për të goditur krimin.

Një student 20-vjeçar ka rrëfyer për një medie greke si u grabit nga tre persona, dy prej të cilëve dyshohet se ishin me origjinë shqiptare, por ende nuk ka asnjë të arrestuar. Studenti tregoi se si e ndoqën e dhunuan dhe e grabitën.
“Ata më kërkuan euro dhe unë nuk u përgjigja. Unë ktheva kurrizin dhe vazhdova të ecja për të marrë makinën dhe ky ishte gabimi im… Pastaj dëgjova “Eja këtu! Po flas me ty!” dhe para se të reagoja ata më shkelmuan në shpinë. Unë u godita me grushte dhe shkelma dhe më morën çantën.

Ata ishin shumë të rinj, 16-20 vjeç. Njëri ishte me ngjyrë, por jo rom. Ata flisnin greqisht rrjedhshëm. Ata më goditën në fytyrë” tha 20-vjeçari për bandën që e cilësoi si “treshja e grabitësve të rrugës”.

Loading...