Ai është arrestuar nga policia austriake më 10 nëntor të 2019 në afërsi të Nickelsdorf të Austrisë i pajisur me dokumente të falsifikuara
Ndaj 38-vjeçarit shqiptar Aleksandër Hodaj ishte lëshuar urdhëri i arrestimit europian i kërkuar nga Prokuroria e Barit pas ekzekutimit të operacionit të koduar “Vrima”, hetimet e të cilit u kryen nga Departamenti i Antimafias Italiane.
Operacioni “Vrima” çoi në shkatërrimin e një grupi trafikantësh droge që trafikonin heroinë nga Shqipëria në Itali me bazë në qytetin e Barit e me degë në të gjithë Italinë deri në rajonin e Toskanës.
Operacioni “Vrima” hetimet e të cilit u mbyllën në vitin 2015 çoi në ekzekutimin e 20 masave të ndalimit e në sekuestrimin e 13 kg heroinë të një cilësie mjaft të pastër.
Gjithashtu u sekuesttrua dhe një laborator droge i menaxhuar nga shqiptari i ekstraduar Aleksandër Hodaj.
Aleksandër Hodaj është dënuar nga drejtësia Italiane me 4 vite e 4 muaj burg, dënim që tashmë do ta kryejë në Itali.