Eklipsi i sotëm i pjesshëm i Hënës do të zgjasë tre orë e 28 minuta, i cili do të jetë më i gjati në shekullin e XXI-të.
Eklipsi më i gjatë deri më tani ndodhi në vitin 2018 gjersa zgjati një orë, 42 minuta dhe 57 sekonda.
Një eklips i pjesshëm hënor ndodh kur hija e Tokës nuk e mbulon plotësisht Hënën. Në këtë rast, 97 për qind e sipërfaqes së Hënës do të mbulohet.
Në shekullin e XXI-të, midis 2001 dhe 2100, do të ketë 228 eklipse hënore – në disa vite do të ketë dy, dhe në disa vite tre apo edhe katër.
Ndryshe, kujtojmë se në muajin maj të këtij viti pati një eklips të plotë hënor.
Loading...