Ekonomia/ Rama: Deri në fund të 2020 do marrim vrull

Kryeministri Edi Rama ka premtuar një 2021 më të mirë nga aspekti ekonomik se sa ishte situata para rënies së pandemisë së COVID-19.

Në një intervistë për Neës24, Rama tha se rezistenca do vijojë deri në shtator, deri në fund të vitit do merret vrull për vitin tjetër.

“Ne do të kemi një periudhë rezistence deri në shtator.

Do të mbledhim të gjitha forcat dhe do të marrim vrull deri në fund të vitit dhe viti i ardhshëm do jetë një vit më i mirë se ç’kishim situatën para se të vinte COVID”, tha Rama.

Loading...