Eksperimenti i frikshëm/ Ja sa shpejt përhapet Covid-19 në një restorant (video)

Një video Japonia synon të tregojë sesa lehtë mikrobet dhe viruset mund të përhapen në restorante kur vetëm një person është i infektuar.

Eksperimenti simulon atmosferën në një restorant. Ajo është realizuar nga organizata e transmetimit publik NHK në bashkëpunim me ekspertë të shëndetit.

Videoja tregon 10 persona që hyjnë në restorant, me një të veçuar si personi i “infektuar”.

Në fund të videos, pjesëmarrësit janë vendosur nën dritat e zeza duke ndriçuar se ku është përhapur “infeksioni”.

Substanca, e përdorur për të sinjalizuar mikrobet, mund të shihet në ushqim, enë shërbyese dhe pllaka, dhe madje edhe në fytyrat e disa prej pjesëmarrësve.

Loading...