Në SHBA numri i vdekjeve si pasojë e koronavirusit arriti sot (të premten) në 16.600.
Ekspertët thotë se ka shenja që shpërthimi i pandemisë mund të jetë pranë pikut. Të dhënat e fundit tregojnë se kurba e infeksioneve të reja po vjen duke u rrafshuar në shtetin e Nju Jorkut, epiqendra e shpërthimit të SHBA.
Por amerikanët, thonë ekspertët e mjeksisë, duhet t’i rezistojnë tundimit për të hequr dorë prej distancimit social, tashmë që po shfaqen shenja përparimi në betejën kundër koronavirusit.
Vdekjet në SHBA, që e rendisin atë në vendin e dytë në botë, për nga numri shënuan shifra rekord të martën e të mërkurën me mbi 1.900 vdekje të raportuara në secilën ditë.
Të enjten numri i vdekjeve u rritën në mbi 1.600. Numri i të prekurve në SHBA ka arritur sot në mbi 466,686.
SHBA po përjeton një “javë shumë të keqe” pasojë e pandemisë COVID-19, tha eksperti i njohur Anthony Fauci.
Por ai shtoi gjithashtu se respektimi që publiku amerikan i bëri masave për distancim fizik si dhe kufizimeve të tjera po i ul ndjeshëm parashikimet mbi numrin e vdekjeve nga virusi.
Sipas llogaritjeve më të fundit numri i vdekjeve si pasojë e COVID-19 ka gjasa të shkojë në rreth 60,000 dhe jo në 100 apo 200 mijë sikundër u parashikua ditë më parë tha eksperti amerikan./VOA