Ekspertët lëshojnë alarmin: Ciklon bombë ditën e premte! Ja çfarë do sjellë stuhia e fuqishme dimërore

Një stuhi e fuqishme dimërore që përfshin këtë javë Shtetet e Bashkuara, mund të sjellë Krishtlindjet më të ftohta në 4 dekada. Vala e të ftohtit, që sipas ekspertëve vjen një herë në gjeneratë, nisi në veriperëndim të paqësorit të enjten, para t’i drejtohet lindjes ku do të shndërrohet në një “ciklon bombë” ditën e premte.

E pagëzuar si stuhia dimërore Elliot, shpërthimi arktik pritet të sjellë Krishtlindjet më të ftohta për zonën e Midwest, që prej fundit të viteve 80-të. Edhe shteti i diellit, Florida, parashikohet të ketë festat më të ftohta në 30 vite. Stuhia pritet të sjellë erëra të fuqishme dhe reshje të dendura bore, duke vështirësuar kushtet e udhëtimit në prag të Krishtlindjeve.

Shumë kompani ajrore po u ofrojnë pasagjerëve fluturime alternative, në zonat që pritet të preken më së shumti. Qindra fluturime nga Denver në Chicago janë anuluar. Në Denver termometri shënoi -26 gradë celsius këtë të enjte ndërsa Chikago është paralajmëruar të përgatitet për reshje të dendura bore.

Loading...