Ekspertët zbardhin skemën e mashtrimit nga Call-Centerat, çfarë duhet të shmangni

Ditën e sotme policia njoftoi arrestimin e një 32-vjeçari në Tiranë dhe procedimin penal të tre shtetasve të tjerë pasi akuzohen për mashtrim nëpërmjet Call-Centerave. Olti Ferhataj iu prezantohej shtetasve të huaj si një agjent burse që po investonte në Kriptomonedha dhe Forex.

Ky 32-vjeçar kishte arritur që nëpërmjet këtij mashtrimi të përvetësonte nga një klient italian shumën prej 108000 euro. Ekspertët e Sigurisë kanë treguar edhe mënyrën se si realizohet skema e mashtrimit nga këta “agjentë bursash”.

Grabitja nis që nga mënyra sesi ata i joshin. Për shembull, fut 250 euro dhe t’i mund të marrësh 300 euro. Derisa joshen në mosrikthimin e kësaj vlere. Thonë jemi në bursë, ka aplikacione që mund ta mashtrojnë qytetarin, ta shkarkojnë përmes sistemit. Ka edhe njerëz që gabojnë dhe japin Teamviewer që hyjnë në aplikacionin e internetit të tyre kur ata kanë probleme.

Më tej ekspertët rendisin pikat kryesore që qytetarët duhet tê kenë parasysh për të shmangur mashtrimet e mundshme nga Call-Centerat të cilat janë shtuar në masë në vendin tonë.

Kurrë mos jep një kartë krediti, kurrë mos jep pinën e kartës, mos blej blerje online në depozita që kanë shuma të konsiderueshme apo kursimet e tua në një banke. Nëse duhet të blesh duhet vetëm me karta të parapaguara dhe me shuma të kontrolluara dhe të blesh në platforma të njohura.

Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare subjektet Call Center figurojnë me vend origjine nga Ukraina apo Izraeli.

Loading...