Eksperti Erion Dasho jep detaje për alarmin mbi salçiçet: Ja simptomat dhe grupet e rrezikuara

Mjeku Erion Dasho ka treguar simptomat që mund të kenë qytetarë nga një produkt me bakter dhe grupet e njerëzve që preken më shumë.

Gjatë një interviste Dasho tha se sa i përket dëmeve në shëndet, janë disa kategori të rrezikuara, si fëmijët, gratë shtazëna, apo të moshuarit me imunitet të dobët.

Ndërsa simptomat kryesisht janë diarre dhe të vjella.

“E rëndësishme që një shtet serioz, që ka autoritete serioze, dhe jo amatorë, që jo rrallëherë kemi parë në sistemin shëndetësor apo sigurisë ushqimore, karakteristike dhënia e lajmeve që ndjellin panik dhe nuk i shërbejnë interesit të shëndetit publik.

Kryesisht mund të shkaktojë diarre dhe të vjella. Kjo formë kalon pa pasur nevojë për mjekim. Por mund të kalohet dhe pa simptoma.

Në momentin që preken gratë shtatzëna, personat mbi 65 vjeç, apo ato me imunitet të dëmtuar, ata me diabet, me HIV, ata që marrin terapi, janë kategori që mund të preken nga forma jashtë intensinale nga listerioza, patogen që vepron brenda qelizës, del dhe shkakton seticermi, infeksioni i gjakut që quhet në gjuhën popullore apo mund të shkaktojë forma më të rënda.

Gratë shtatzëna, nënat nuk rrezikojnë, por rreziku qëndron tek fëmijët. Mund të rrezikojnë abortin ose lindje të fëmijëve të vdekur”-tha Dasho.
Ditën e sotme Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ngritur alarmin, për konstatimin e një bakteri të rrezikshëm në disa prodhime të markës së salçiçeve “Wudy” që shiten në Shqipëri.

Bëhet fjalë për bakterin “Listeria monocytogenes”, i cili nëse futet në sistemin tretës mund të shkaktojë probleme serioze për shëndetin.

Loading...