Eksperti i Kriminalistikës bën denoncimin: Në disa rrugë po hidhen lëndë që po sjellin aksidente e viktima

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço përmes një postimi në “Facebook”, ka denoncuar një akt kriminal që po sjell viktima në vend.

Karamuço shkruan se prej 5 vitesh, në akse të ndryshme rrugësh po hidhen lëndë viskoze që kanë sjellë aksidente dhe viktima, por ky akt akoma s’është konfirmuar nga policia.

“Kam 5 vjet që dëgjoj për akte çnjerëzore ende të pakonfirmuara nga policia, por që vazhdojnë të shtojnë rradhët e dëshmitarëve dhe viktimave. Hedhja e vajit, naftës dhe lëndëve të tjera viskoze të padukshme në disa akse rrugore, po krijon aksidente, të vdekur dhe panik publik”, shkruan eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço.

Loading...