Eksperti i qarkullimit rrugor i shkruan Ramës: ‘Kërkoj zbatimin e modelit Kinez që solli rezultat dhe jo modelin liberal Italian që po sjell viktima të shumta cdo ditë’

Eksperti i qarkullimit rrugor Gezim Hoxha ka komentuar masat e urdheruara nga kryeministri Edi Rama kunder perhapjes se koronavirusit. Ai ne nje mesazh ne faqen e tij ne rrjetet sociale, eshte shprehur se Shqiperia duhet te zbatoje modelin kinez qe dha rezultat.

Postimi nga Gezim Hoxha:
Pershendetje zoti Kryeminister. Vleresoj masat e mara, por ne disa raste ato kane mbetur vetem ne leter.
Me shqeteson izolimi i njerezve ne shtepi. Kjo nuk ka ndodhur. Jane ndaluar automjetet edhe pse ato nuk infektojne dhe jane lene te lire qytetaret duke ju lutur te veteizolohen.
-Kerkoj zbatimine modelit Kinez qe solli rezultat dhe jo modelin liberal Italian qe po sjell viktima te shumta cdo dite.

Kjo epidemi në bazë të projeksionit, koha më e mirë e mundshme për ta kaluar është 4 muaj. Masat shtrënguese mund të zgjasin përtej një muaji. Masat janë drastike, por ende ekstreme. Në rast se qytetarët binden dhe i respektojnë këto nuk ka arsye të detyrojnë qeverinë për ndërmarrë masa ekstreme.

Në rast se nuk e respektojnë do të na detyrojnë të zbatojmë skenarin kinez që asnjë qytetar nuk lejohet të dalë nga shtëpia, vetëm një pjesëtar i familjes lejohej një herë të ditë. Nuk dëshirojmë të shkojmë në skenarin më keq të mundshëm. Dëgjojmë lajmet që vinë nga Italia dhe ai skenar nuk është larg, e kanë në duar qytetarët që ta mbajnë larg apo ta sjellin në Shqipëri.

Kam komunikuar përmes kolegëve italianë me mjekët kinezë në Itali që kanë evidentuar dy problematika. Mjekët kinezë kanë thënë ne e pësuam nga padituria, Italia nga dituria, e nënvlerësoi sëmundjen. Së dyti lëvizshmëria e pakontrolluar e zonave në karantinë në veri drejt jugut mundësoi përhapjen shumë të shpejtë të virusit në gjithë Italinë.

Maskat nuk janë mjet për të mbrojtur qytetarët në rrugë por doktorët në detyrë. Qytetarëve nuk ju duhen maskat në rrugë, duhet të rrinë në shtëpi. Maskat duhet ta përdorin personat e infektuar ose ata kanë që i kanë pasur kontakt për të mos e transmetuar. Nuk mbrojnë qytetarin e shëndoshë”.

Loading...