Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, tha se përveç grupit të Laert Haxhiut, janë kapur edhe dy perona të tjerë, të cilët mund të çojnë në zbardhjen e shumë krimeve.
Ai nuk përmendi emra, por tha nëse ata pendohen, atëherë në skenë do dalin emra të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale.
Ai theksoi se këto grupe kanë marrë para për vrasjet e kryera dhe kjo i ka ndihmuar të shtrojnë aktivitetin kriminale edhe përtej Shqipërisë.
“Ne kemi shkollë italiane. Përveç këtij që janë kapur, janë edhe dy persona që janë kapur, dhe ato do të kthehen në të penduar shumë shpejt. Grupet janë bërë bashkë, janë nga Lushnja, vrasin në Elbasan, Tepelenë, shkojnë në Korçë etj. Këtë janë grup që kane përdorur lëndë narkotike. Përveç konflikteve dhe rivaliteteve, këto kanë marrë edhe para për vrasjet. Kanë fituar emër, para dhe pastaj janë lidhur me grupe të tjera dhe kanë lidhje edhe në Greqi”, tha Karamuço.
Emri i Laert Haxhiut, i cili është arrestuar në Greqi, u nxor në skenë nga Artan Tafani. Ky i fundit përmes rrëfimit ka çuar në zbardhjen e gjashtë vrasjeve krimianale.