Specialistja dhe ekspertja e fushës së inxhinierisë, Luljeta Bozo, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në “News 24” ka folur për situatën e rëndë, ku Shqipëria u trondit nga tërmeti i 26 nëntorit duke lënë pas 51 persona të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur.
Ekspertja theksoi faktin se zona më problematike në Tiranë që rrezikon më shumë nga tërmeti është ajo e Kombinatit, pasi kjo zonë shtoi zonja Bozo ka qenë më parë zonë kënetore.
Por si shpjegohet që tërmeti i fundit shkaktoi dëme të konsiderueshme në banesa dhe në pallatet Tiranës, Durrësit dhe Thumanës, për këtë ekspertja u shpreh si më poshtë:“E kam fajin terreni dhe ndërtimi.
Ku është terreni i dobët, duhet pasur shumë kujdes. Në kombinat ka qenë kënetë. Zona ku kalon lumi Lana dhe depozitimi i Lanës janë depozitime të dobëta. Zona më e dobët në Tiranë është Kombinati. Kjo është zona që duhet të ndërtosh jo godina shumëkatëshe, në mënyrë që katet e larta mos të hyjnë në rezonancë me periodën e lëkundjeve të truallit. Problemi është që mos të rrëzohet e gjithë e godina.
Duhet të vendosen disa rregulla strikte. Rindërtimi i ri duhet të bëhet me mend në kokë. Duhet të futet i pari planifikuesi, së bashku me urbanistin. Të përcaktojnë distancat mes objekteve.
Ka disa distanca që duhen respektuar. Duhet pasur parasysh distanca nga deti. E dyta: Puna e arkitektëve. Arkitekti është krijuesi i veprës. Ai ka një sens inxhinierik. Po se pati duhet të bashkëpunojë me inxhinierin. Arkitekti është artist, s’ka problem, le t’i bëjë edhe me forma.
Puna e zbatuesit” muret ndarëse duhet të lidhen me kolonat dhe të kenë breza horizontale. Nuk janë respektuar rregullat e zbatimit. Për të gjithë këto procese duhet të këtë kontroll, duhet një instancë që të kryej kontrolle. Për ndërtimet duhet të bëhen studime gjeologjike, jo studime që bëhen nga zyra, por me kontrolle në terren”-tha ajo.