Ekspozitë në Bibliotekën “Shefqet Musaraj” me rastin e 100-vjetorit të ndarjes nga jeta të Ismail Qemalit

Me rastin e 100 vjetorit të ndarjes nga jeta të Atit të Kombit Ismail Qemali, ekspozohen në Bibliotekën Publike “Shevqet Musaraj” të Bashkisë Vlorë dokumenta arkivore, botime historike dhe letrare, shtypi i kohës për jetën dhe veprimtarinë patriotike të Ismail Qemalit.

Në këtë ekspozitë janë paraqitur disa nga momentet më pikante të përkujtimit dhe festimit të 28 nëntorit, siç është 28 nëntori i vitit 1932 kur u zhvendos trupi i Ismail Qemalit nga Kanina në lulishten e Vlorës në varrin monumental të ndërtuar posaçërisht me statujën e flamurtarit sipër, vepër e Skulptorit të Popullit Odise Paskali.
Gjithashtu shpallja e Vlorës “Qytet Hero” me rastin e 50 vjetorit të Pavarësisë dhe dhënies së Ismail Qemalit titulli “Hero i Popullit” (pas vdekjes) dhe kthimin e Vlorës Kryeqytet të Shqipërisë për 3 ditë, apo festimi i 60 vjetorit të Pavarësisë në 28 nëntor të vitit 1972 me inagurimin e Monumentit të Pavarësisë Kombëtare etj.

Ekspozita do të qëndroi hapur nga data 17-24 janar 2019.

Ftohen ta vizitojnë këtë ekspozitë qytetarët e Vlorës, nxënësit e shkollave, student, intelektual etj

Loading...