‘Ekspozohet dorëshkrimi origjinal i Nënë Terezës’, Rama: Trashëgimia që la, burim drite

Në përvjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, në COD ekspozohet një prej dorëshkrimeve origjinale të saj me pasazhe në shqip.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në ceremoninë e organizuar u shpreh se trashëgimia që Shën Tereza na la dhe porosia e saj për të ndezur një qiri në vend se të mallkojmë errësirën, janë një burim drite e frymëzimi për të lënë gjurmën tonë në rrugën e kësaj jete që na është dhënë përkohësisht.#
Statusi:

“Zemra jeme ka ni dishir të madhe me ardh në Shqipni”, shkruan Nënë Tereza në letrën për autoritetet shqiptare, ku kërkonte të prekte tokën e atdheut që gjithë jetën e mbajti në zemër.

Trashëgimia që Shën Tereza na la dhe porosia e saj për të ndezur një qiri në vend se të mallkojmë errësirën, janë një burim drite e frymëzimi për të lënë gjurmën tonë në rrugën e kësaj jete që na është dhënë përkohësisht.

Loading...