Ekstradohet drejt Italisë Ilir Bajri

Është ekstraduar drejt Italisë, Ilir Bajri, i dënuar për shfrytëzim prostitucioni. Bajri ndodhej prej afro 3 vitesh në burgun e Lezhës.

Bajri është dënuar në Bolonja më 10 dhjetor të vitit 2010 me 5 vite e gjysmë burg për shfrytëzim prostitucioni, emigracion klandestin, falsifikim dokumentesh.

Pjesë e grupit ishin gjithashtu edhe Enver dhe Bardh Bajri, Elvis Baroti, Gëzim Cerceku, Jetmir Topi dhe Fatmir Tafazi. Grupi ka vepruar në zonën Cervia dhe Ravena gjatë periudhave korrik 2000-gusht 2002.

Sipas gjykatës së Bolonjës, grupi ka shfrytëzuar 11 vajza për prostitucion, të cilave u kishte falsifikuar edhe pasaportat. Të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari dërgoheshin në Shqipëri, nëpërmjet Fatmir Tafazit, i cili luante rolin e korrierit të dërgimit të të ardhurave.

Loading...