Ekstremisti i ISIS, po planifikonte të vriste Ramush Haradinajn

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për K.rime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së parabu.rgimit kundër të pandehurit B.E për shkak të dyshimit se ai ka kë.rcënuar Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Të pandehurit B.E i është caktuar masa e parabu.rgimit në kohëzgjatje prej një muaji, pasi dyshohet se ka kryer veprat pe.nale “Përgatitja e veprave te.rroriste ose veprave pe.nale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri B.E nga fundi i vitit 2018 dhe në fillim të vitit 2019 ishte angazhuar në përgatitjen e akteve te.rroriste në Kosovë ashtu që me datë 10.01.2019, duke shfrytëzuar aplikacionin “Telegram” si administratorë në kanalin “Luajtë e shkretëtirës” ka publikuar foto kë.rcënuese ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Ramush Haradinaj me një mbishkrim e në prapavijë shihet flamuri i organizatës te.rroriste IS.IS, me qëllim të fr.ikësimit serioz të popullatës dhe që seriozisht të destabilizoj strukturat themelore politike e kushtetuese të Republikës së Kosovës, pastaj me intervenimin e pjestarëve të Policisë së Republikës së Kosovës DKT në Prishtinë, në telefonin e tij “ Iphone 6” i është gjendur kjo fotografi si dhe një th.ikë e cila edhe i është se.kuestruar nga Policia e Kosovës”, thuhet në një komunikatë për media dërguar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Tutje thuhet se gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së parabu.rgimit kundër të pandehurit B.E është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën pe.nale dhe zhvillimin e pa penguar të procedures.

“Po ashtu duke u bazuar në mënyrën dhe rrethanat në të janë kryer veprat penale, peshën e veprave pe.nale, ashtu që nëse i pandehuri qëndron në liri do të mund të përsëris veprat e njëjta apo të ngjashme pe.nale, mund të fshihet, të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia pe.nale”, theksohet në komunikatë./albeu

Loading...