Ekzekutim apo vetëvrasje? Nis zbërthimi i celularit të 16-vjeçares shqiptare që u gjet e vdekur në Trikala

Policia greke po përpiqet të hedhe dritë mbi shkaqet e vdekjes misterioze të 16-vjeçares shqiptare Maria, e cila u gjet e pajetë në Trikala.

Sipas një raporti nga ERT, autoritetet po hetojnë të gjitha mundësitë, por ajo që shpresojnë se do të hedhë dritë mbi çështjen është ekzaminimi i telefonit celular, si dhe një video nga një kamerë sigurie, e cila ka regjistruar 16-vjeçaren rreth orës 03:00 të mëngjesit, në një rrugë aty pranë, për t’u rikthyer në shtëpinë e saj.

Por, nga ai moment deri në momentin kur e mitura u gjet e vdekur jashtë kishës, një “vello” misteri mbulon çështjen.

Rezultati i ekzaminimit mjeko-ligjor i kryer në prani të këshilltarit teknik të familjes tregon lëndime të rënda në kokë dhe kraharor të adoleshentes.

Në të njëjtën kohë, këshilltari Teknik, nga hetimi që ai bëri në vendin e kishës, vlerësoi se një e mitur është shumë e vështirë të ngjitet në çatinë e kishës, ndërsa skelat janë jashtëzakonisht të paqëndrueshme.

Autoritetet fqinje kanë filluar ekzaminimin e telefonit celular të 16-vjeçares, në mënyrë që të zbulohet se me kë bisedoi natën fatale.

Pritet të zbulohen edhe lokacionet e telefonave të atyre që ishin në vendin ku ndodhi ngjarja tragjike atë natë, ku bëhet fjalë për të martën dhe të mërkurën në mëngjes.

Gjithashtu, dëshmitë e të afërmve dhe oficerit të policisë, 27-vjeçar, i cili pranoi se pa vajzën në natën fatale për rreth një orë dhe e la atë të kthehej në shtëpi, kanë përfunduar.

Loading...