Ekzekutimi i biznesmenit të njohur në Himarë, po ecte me gruan kur…

Detaje të reja dalin në dritë nga ekzekutimi i biznesmenit të njohur Niko Goro. Biznesmeni është qëlluar me pesë plumba nga një person me kapuç dhe maskë.

Siç raporton gazetari Mehmeti, biznesmeni Goro ka qenë duke lëvizur me bashkëshorten e tij, kur atentatori i është afruar dhe e ka qëlluar disa herë.
Ka qenë një goditje e përqendruar, që tregon se objektiv ka qenë vetëm biznesmeni. Niko Goro ishte një sipërmarrës i njohur në Himarë, pasi kishte një bar-kafe dhe një hotel.

Loading...