Ekzekutimi i ish-policit/ Arrestohet autori i dyshuar Ilir Selmani

Arrestohet një nga autorët e dyshuar të vrasjes së ish-policit Santiago Malko.

Ilir Selmani është prangosur nga Forcat Shqiponja në zonën e Xhamllikut në kryeqytet mesditën e kësaj të enjteje.

Selmani ishte në kërkim falë një vendimi dhënë nga Gjykata për masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ai dyshohet se është autori kryesor i ekzekutimit të 26-vjeçarit Santiago Malko në gusht të vitit 2019.

Loading...