Në automjetin e tij tip Benz, viktima ka qenë së bashku me familjen.
Në një moment, Gjini ka ndalur automjetin pasi bashkëshortes së tij i është dashur që të shkojë në market për të blerë diçka.
Ky ka qenë momenti për vrasësit, që të vënë në jetë planin e tyre kriminal.
Pa marrë parasysh se në makinë ndodheshin dy fëmijët e tij, atentatorët nuk kanë nguruar që të qëllojnë në drejtim të Gjinit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, të cilët bënë rrethimin e zonës, me shpresë se do të mund të gjurmojnë vrasësit.
Grupi hetimor ka shoqëruar në polici disa persona, në cilësinë e dëshmitarëve okularë, apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Në pyetje pritet që të merret edhe bashkëshortja e viktimës. citon top channel.