Një person është vrarë me armë zjarri në Vlorë. Ngjarja ndodhi pranë një servili në zonën e Skelës.
Ndërkohë, një automjet është duke u djegur në Sherishtë të Vlorës.
Dyshohet se automjeti mund të jetë i autorëve, skenar ky i përdorur në shumë ngjarje kriminale në vend.
Policia ka thënë se personi me iniciale D.T. është qëlluar para pallatit të Sportit në Vlorë.
Të shtënat janë dëgjuar nga kalimtarët e rastit dhe më pas është lajmëruar policia.
Deshmitaret thone se janë dëgjuar edhe të bërtitura nga personat prezent në vendin e ngjarjes.
Loading...