Ekzekutimi në Vlorë, 2 autorët ishin të kamufluar

Autorët që kanë ekzekutuar Gentjan Qarrin në Vlorë mendohet të kenë qenë dy dhe të kamufluar. 40-vjeçari ishte duke ecur në momentin që është qëlluar me kallashnikov.
40-vjeçari Gentjan Qarri që u ekzekutua në Vlorë njihej edhe me pseudonimin “Geçe”, ndërsa më parë ka qenë i dënuar për drogë në Itali.

Për shkak të këtij dënimi, dyshohet se një nga pistat e ekzekutimit të jetë edhe ajo e larjes së hesapeve. Qarri ka kryer 11 vite burg në Itali dhe kishte 3 vite që kishte përfunduar dënimin.

Loading...