Ekzekutohet me breshëri plumbash boksieri grek, ja historia e errët e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një boksier është ekzekutuar me breshëri plumbash, nga persona të paidentifikuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Vari të Athinës. Viktima Tasos Berdesis në të kaluarën ka qenë i lidhur me botën e krimit, teksa edhe është arrestuar në Greqi, nga ku u arratis, për t’u larguar drejt Bullgarisë, aty ku jetoi për disa vite.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për identifikimin e autorëve, të cilët nuk kanë lënë asnjë shenjë.

Loading...