Ekzekutohet në oborrin e shtëpisë politikani i partisë së Merkel

Policia ka konfirmuar se një politikan gjerman figurë e ekstremit të djathtë u vra në kopshtin e tij gjatë fundjavës.

Policia e Kassel njoftoi të hënën pasdite se ata kishin hapur një hetim vrasjeje për vdekjen e Walter Lübcke, një politikan veteran në partinë CDU të Angela Merkel.

65-vjeçari u gjet pa ndjenja në oborrin e tij nga një anëtar i familjes pak pas mesnatës së diel dhe vdiq pak pas kësaj pas përpjekjeve të pasuksesshme për ta mbajtur ne jetë.

Hulumtuesi kryesor Horst Streiff konfirmoi se z. Lübcke u vra nga një plagë plumbi në kokë. “Hetimet tona tregojnë se ai u qëllua me një pistoletë nga distanca të aferta”, tha Streiff.

Në këtë fazë, policia thotë se ata nuk kanë asnjë indikacion për motivin ose identitetin e vrasësit, duke deklaruar se po hetojnë “në të gjitha drejtimet”.
Policia ka caktuar një ekip prej 20 detektivësh për të punuar në këtë rast.

Viktima ishte një politikan popullor por kishte jetuar nën mbrojtjen e policisë në vitin 2015 për shkak të komenteve që ai bëri në vjeshtë, ndërsa qindra mijë refugjatë dhe emigrantë mbërritën në Gjermani.

Një diskutim për një qendër të re refugjatësh, z. Lübcke u tha të pranishmëve se njerëzit që nuk pajtoheshin me qëndrimin mikpritës të qeverisë ishin të lirë të largoheshin nga vendi.

Vërejtjet e tij u pritën me reagime te forta nga publiku.

Loading...