Ekzekutoi efektivin e FNSH në orët e para të mëngjesit, kush është autori i arrestuar

Nikoll Sherrniku është autori i dyshuar për vrasjen e efektivit të FNSH-së, Xhulio Prela në fshatin Gajush më 5 Dhjetor. Policia ka zbardhur ngjarjen dhe dyshon se shkak për të shtënat me armë që i mori jetën Prelës ishte një konflikt i castit për motive të dobëta.

Ndërkohë, vijojnë kërkimet për të arrestuar një tjetër autor të dyshuar për ngjarjen, i cili është identifikuar me inicialet B.M.
Xhulio Prela, 26 vjeç, u gjet i pajetë brenda makinës së tij, rreth orës 02;00 të mëngjesit të 5 Dhjetorit. Efektivi i FNSH-së humbi kontrollin e mjetit që ka qenë në lëvizje pas të shtënave dhe përfundoi në një parcelë të mbjellë anës rrugës.

Mësohet se efektivi në moshë të re i Policisë ishte duke ndjekur dhe akademinë e Policisë në vitin e tretë, ndërkohë që shkaqet e konfliktit mbeten ende të pazbardhura nga ana e Policisë.

Loading...