Ekziston një person që mund ta bindë Vladimir Putin për të hequr dorë nga plani fatal

Ndërsa presidenti rus Vladimir Putin vazhdon të pushtojë – dhe me planet e tij, ndoshta edhe të shfarosë – Ukrainën, ekziston një person që ndoshta mund ta bindë atë për të hequr dorç nga plani fatal, shkruan New York Post, citon noa.al.

Ajo quhet Vera Dmitrijevna Gurevitch dhe është mësuesja e Putinit, nga klasa e pestë deri në klasën e tetë të shkollës.

Por Vera Gurevitch nuk është thjesht një mësuese për Putinin. Ajo ishte një model për Vladimirin e vogël, nëna e të cilit, Maria Ivanovna ishte grua e tërhequr, pasi kishte pësuar trauma të shumta psikologjike në jetë. Dy djemtë e saj, para Vladimirit, vdiqën në foshnjëri në Leningradin e shkatërruar nga lufta (Shën Petërburgu i sotëm). Vetë Maria pothuajse vdiq nga uria gjatë rrethimit të Shën Petersburgut. Asaj i ra të fikët nga uria dhe banorët e qytetit e transportuan pranë trupave të kufomave, ku e lanë derisa u shërua.

Një foto e Putinit, 5 vjeç, i ulur në krahët e nënës së tij, me dorën e tij duke e përqafuar fort, tregon gjithçka për koston e rëndë psikologjike të luftës dhe varfërisë së nënë e bir.

I privuar nga ngrohtësia dhe dashuria e prindërve, Vladimiri i vogël gjeti mentoren te mësuesja e tij. Vera Gurevitch është arsyeja kryesore, së bashku me instruktorin dhe mentorin e xhudos të Putinit, Anatoli Rakhlin, që presidenti rus është ngritur në pushtet, në vend që të ndjekë metodën e krimit të rrugës dhe të përfundonte në një burgaxhi të rëndomtë. Rockhlin, të cilin Putin e konsideronte baba të dytë, vdiq në vitin 2013. Kurse mësuesja jeton.

Duke u rritur, Putin ishte një djalë i ri i cili vazhdimisht përfshihej në grindje. Vera Gurevitch ka treguar se Putini ishte “shumë i shkathët, nevrik, me energji të tejmbushur. Ai nuk mund të ulej e të fliste i qetë. I shikonte vazhdimisht fletoret e shokëve të klasës, majtas, djathtas, majtas dhe mbrapa, duke u strukur nën tavolinë për të kapur stilolapsin ose lapsin që i binte vazhdimisht, siç shkruan mësuesja në kujtimet për nxënësin e saj Vladimir Putin.

Ajo përshkruan gjithashtu një vizitë që u bëri prindërve të Putinit në shtator 1964, kur ai ishte 11 vjeç. Ata jetonin në një apartament të ftohtë me banjo të përbashkët, në një ndërtesë varfanjake dhe aty kishte mësuar se Putin ishte përfshirë në një grup të rinjsh që “kishte një ndikim të keq mbi të”.

Vera Gurevitch kishte ardhur për t’u kërkuar prindërve të flisnin me djalin e tyre, por ajo e kuptoi shpejt se Putini ishte një fëmijë që jetonte i vetëm deri në 5 të pasdites, duke mbijetuar me një copë bukë dhe pak qumësht ose dhallë.

“Mjaft me përkëdhelje, merru me shkollën”, i tha Vera Gurevitch nxënësit të saj, siç kujton ajo në librin që ka nxjer. Putini i ishte përgjigjur se po të donte, gjithë detyrat e shkollës i mbaronte brenda një ore.

Por ajo ditë kur mësuese Vera i shkoi në shtëpi ishte një pikë kthese në jetën e tij. “Volontia” u përqendrua në mësimet e tij, Vera Gurevitch e ktheu vëmendjen, të gjithën tek ai. Ajo u bë shoqja dhe mentorja e Putinit jashtë shkollës. Putini e ndihmonte herë pas here, duke u kujdesur për vajzat e saj kur ajo duhej të jepte mësim në një shkollë teknike pasditeve, sepse burri i saj ishte larg për arsye pune. Nga ajo kohë Putini nisi të marrë nota të mira dhe më pas vendosi të studiojë drejtësi.

Të dy prindërit e Putinit vdiqën nga kanceri me disa muaj diferencë në vitin 1999.

Në të njëjtin vit, Boris Yeltsin njoftoi në një predikim të Vitit të Ri se ai po emëronte kryeministrin e atëhershëm Vladimir Putin si Zëvendëspresident të Federatës Ruse deri në mbajtjen e zgjedhjeve. Putin u zgjodh për herë të parë president më 26 mars 2000, duke fituar 52.94% të votave.

Gjatë eventit vjetor “Linja me Presidentin”, Putin tha se vazhdonte të fliste me 88-vjeçaren Vera Gurevich për ta pyetur për shëndetin e saj.

Dashuria e tij për të është e padiskutueshme. Këtë e dëshmojnë dhjetëra foto dhe video që ka mes tyre. Dhe, kur është me të, i shndrin fytyra dhe duket më i ngrohtë me njerëzit.

Tani që Putini është përfshirë në luftë, edhe anëtarët e rrethit të tij të brendshëm politik duken të pafuqishëm për ta bindur të tërhiqet.

Mos harrojmë se në Kremlin nuk ka gjasa të ketë ndonjë person me shumë ndikim mbi të, pasi udhëheqësi rus nuk pranon këshilla nga askush.

Por Vera, kjo grua që Putini shkrihet pas saj, do të ishte mënyra e suksesshme për ta bindur Putinin t’i japë fund luftës.

Disa njerëz, miq të Alinës, gruaja sekrete e Putinit, iu lutën që të shkonte në Moskë për ta bindur atë që t’i jepte fund luftës.

Por tani ka shumë më shumë gjasa që Vera Gurevitch, të cilin ai e admiron dhe i jep meritat për ngritjen e tij aty ku është, mund ta bindë që të tërhiqet.

Ndaj, nëse kemi ndonjë shpresë për të ndaluar masakrën e Putinit në Ukrainë, Vera Gurevitch mund të jetë shansi më i mirë. /noa.al

Loading...