Për 5 prej të shoqëruarve ka urdhër arresti. Ndërkohë “BalkanWeb” mëson emrat e dy prej të arrestuarve. Bëhet fjalë për Agron Qafa, Lavdosh Demaj. Njëkohësisht mësohet se janë arrestuar dhe tre persona të tjerë me veprimtari kriminale.
Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se arrestimi i tyre është bërë në kuadër të një operacioni të fuqishëm për shkatërrimin e një grupi të strukturuar kriminal që vepron në disa qytete, si Tiranë, Elbasan, Fier etj.
Po kështu mësohet se është gjetur deri tani rreth 1 kg kokainë që e posedonin. Ndërkohë që policia dyshon dhe për armëmbajtje pa leje. Arrestimi i tyre pritet që ttë çojë në zbardhjen e disa ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhur në Elbasan dhe disa qytete të tjera.
(BalkanWeb)